Telegrafi

Dhjetë kafshë ekzotike vriten nga zjarri që kishte kapluar parkun në Ohio

Dhjetë kafshë ekzotike janë vrarë nga një zjarr në një kopsht zoologjik në Ohio.

Zjarri shpërtheu në parkun zoologjik në Port Klinton në orën 6:15 pas mëngjesit të kohës lokale në Ohio, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët thanë se tre antilopë, tre gjirafë, tre derra lumenjsh të kuq mendohet se janë vrarë nga ky zjarr.

Videoja e mëposhtme tregon momentin kur gjirafat afrikane vrapojnë në kopshtin zoologjik për të shpëtuar nga zjarri në rritje.

Që nga mbrëmja e së enjtes zjarri ende nuk është shuar plotësisht dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të shuar flakët.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Asnjë njeri nuk u plagos nga zjarri. Marshalli i Shtetit të Ohios do të vizitojë parkun të premten për të hetuar shkakun. /Telegrafi/