Ende janë top-lajme pensionimi i Djibril Cisses dhe Royston Drenthes, të cilët kanë filluar të merren me muzikë.
Ish-futbollisti i Liverpoolit dhe kombëtares franceze, Cisse ka vendosur të bëhet DJ me kohë të plotë, ndërsa Drenthe, ish futbollisti i Real Madridit, ka publikuar tashmë një kipin e këngës “Roya2Faces’.
Por këta nuk janë të vetmit që e kanë sprovuar veten para mikrofonit, pasi që në të kaluarën janë marrë edhe disa yje të tjerë të futbollit, transmeton Telegrafi.
Në mesin e tyre janë edhe emra të tillë si legjenda e futbollit holandez Ruud Gullit, Kevin Keegan, Glen Hoddle si dhe Paul Gascoigne.
Edhe Granit Xhaka ka provuar të këndojë gjatë takimit të parë me futbollistët e Arsenalit, ku kishte performuar një këngë shqipe.
Për më tepër shikoni videot e mëposhtme, të yjeve të futbollit që provuan të merren me muzikë. /Telegrafi/
Royston Drenthe
Ruud Gullit
Jese Rodriguez
Andy Cole
Glen Hoddle
Kevin Keegan
https://www.youtube.com/watch?v=3MnMskejuvc
Paul Gascoigne
Clint Dempsey
Alexi Lalas
Granit Xhaka
https://www.youtube.com/watch?v=M_2yB0D9AhQ