Luis Suarez të enjten mori çmimin si golashënuesi më i mirë për edicionin 2015/2016.
Ai me fanellën e Barcelonës shënoi hiq më pak se 40 gola.
Në dhjetë vitet e fundit më së shumti e ka fituar Cristiano Rolando këtë çmim, gjithsej katër herë që është edhe rekord.
Pas tij vjen Messi me tri triumfe, ndërsa nga një herë e kanë fituar edhe Diego Forlan, Francesco Totti e Luis Suarez. Për Suarezin kjo ishte hera e dytë.
Lojtari që e ka fituar çmimin me më së shumti gola është Lionel Messi që në sezonin 2011/2012, kishte shënuar 50 gola.
Më poshtë mund t’i gjeni dhjetë fituesit e fundit të këtij çmimi prestigjioz që ndahet nga Marca. /Telegrafi/
Francesco Totti (Roma): 26 gola, i fundit fitues nga Serie A / 2006/07
Cristiano Ronaldo (Manchester United): 31 gola, 2006/07
Diego Forlan (Atletico Madrid): 32 gola, 2008/09
Lionel Messi (Barcelona): 34 gola, 2009/2010
Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 40 gola, 2010/2011
Lionel Messi (Barcelona): 50 gola/ 2011/2012
Lionel Messi (Barcelona): 46 gola, 2012/2013
Cristiano Ronaldo (Real Madrid)- Luis Suarez (Liverpool): nga : 31 gola /2013/2014
Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 48 gola, 2014/2015
Luis Suarez (Barcelona): 40 gola, 2015/2016