Policia e Kosovës ka njoftuar se dhjetë ditëve të zbatimit të planit operativ “Goditja”, janë arrestuar 122 persona, ndërsa janë konfiskuar 43 armë.
Policia bën të ditur se gjatë kësaj periudhe ka realizuar 4 mijë e 402 pikë kontrolle në automjete ku 1,314 prej tyre me radar dhe alkool test.
Nga ky operacion, Policia gjithashtu se gjatë kësaj kohe ka kontrolluar 25 mijë e 323 vetura si dhe 353 lokale.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdojë ky plani operativ si dhe aktivitetet e tjera të policisë. /Telegrafi/