Zbutësit dhe detergjentet janë përplot kimikate, mirëpo me uthullën alkoolike mund të arrini të njëjtin efekt, nëse jo edhe më të mirë!
Tashmë e dini mirë që uthulla alkoolike mund të zëvendësojë zbutësin e rrobave, mirëpo aplikimi i tij në larjen e rrobave është shumë më i gjerë.
Për dallim nga detergjentet dhe zbutësit e zakonshëm, uthulla alkoolike është mjet natyror për pastrim, madje edhe shumë më i lirë.
Po ju tregojmë dhjetë arsye përse uthulla alkoolike do t’ju bëhet aleati kryesor në larjen e rrobave.
1. Shndrit ngjyrat
Shtoni një gjysmë kupe uthull tek rrobat para larjes. Ndihmon detergjentin të bëjë më mirë punën e tij duke i mbrojtur rrobat nga çngjyrosja dhe heqjen e njollave që mund të lënë detergjentet tek rrobat. Rezultati: ngjyra më të shndritshme.
2. Zbut rrobat
Zëvendësoni zbutësit komercialë me uthullën e bardhë të distiluar. Uthulla vepron si një zbutës natyral i rrobave pa lënë asnjë shenja nga pas. Shtoni ½ kupe uthull në shpëlarjen e fundit.
3. Eliminon njollat e detergjentit
Acidi në uthullën e bardhë heq çdo mbetje të sapunit apo detergjentit që mund të ketë ngecur në rroba, peshqirë, batanije apo çarçafë. Kjo mbete mund të irritojnë lëkurat e ndjeshme, sidomos tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Shtoni 1 kupë uthull të bardhë në procesin e shpëlarjes që të eliminoni mbetjet e detergjentit.
4. Heq copat e vogla dhe qimet e kafshëve
Jo vetëm që nuk i lejon rrobat të elektrizohen gjatë tharjes, por ndihmon dhe në heqjen e fijeve të të linjtave dhe qimet e kafshëve. Shtoni ½ kupë uthull në procesin e shpëlarjes dhe nuk do ta keni më këtë problem.
5. Zbardh rrobat e bardha
Mbajini të bardha rrobat e bardha dhe hiqni njollat me uthull. Që të hiqni njollat shtoni 1 ½ kupa uthull në procesin e fundit të shpëlarjes. Që të hiqni njollat vendosni një enë të madhe të ziejë dhe shtoni një kupë uthull. Hiqeni enën nga zjarri dhe fusni brenda të bardhat. Lërini gjatë gjithë natës dhe më pas lajini si zakonisht.
6. Trajton njollat
Mbani një shishe spraj me uthull të bardhë të patretur që të trajtoni njollat e kafesë, verës, sodës apo çokollatës. Aplikoni uthull tek njollat e rrobave që lahen në rrobalarëse 100 për qind pambuk, poliester deri sa ti njomni mirë. Lërini rrobat ta thithin uthullën për 10 minuta dhe më pas fërkojini me një furçë të butë dhe lajini sipas udhëzimeve. Për njollat e deodorantit, njomni në uthull një rrobë dhe fshijini njollat.
7. Eliminon erërat
Uthulla është e shkëlqyer për të hequr erërat e pakëndshme. Shtoni një kupë uthull të bardhë në procesin e e fundit të shpëlarjes që të aromatizoni një rrobalarëse të tërë me rroba.
8. Parandalon çngjyrosjen
Rrobat me ngjyra të shndritshme kanë tendencë të prishen kur lahen në rrobalarëse. Mund ta parandaloni çngjyrosjen dhe të zgjasni jetën e rrobave me ngjyra po të bëni këtë: Zhytini rrobat e reja me ngjyrë në një solucion me një pjesë uthull dhe një pjesë ujë për 20 minuta që të parandaloni lëshimin e ngjyrës gjatë larjes. Më pas lajini sipas udhëzimeve të fabrikës.
9. Lan rrobat delikate
Përdorni uthullën në vend të detergjenteve për rrobat delikate që duhen larë me dorë dhe kostumet e banjës. Shtoni ¼ e kupës me uthull në një enë me ujë të ngrohtë dhe zhytini rrobat delikate për 15-30 minuta. Shpërlajini dhe thajini jo në tharëse rrobash.
10. Pastron rrobalarësen
Mbetjet e detergjentit dhe mineraleve mund të pengojnë punën e rrobalarëses tuaj. Shtoni një kupë uthull në rrobalarësen bosh dhe vëreni në një program normal larjeje, por pa rroba brenda. Hidhni uthull dhe në mbajtëset e detergjentit apo zbutësit që të pastrohen dhe dezinfektohen. /Telegrafi/