Dhimbja e shpinës është shkaku kryesor i paaftësisë në mbarë botën
MSc. PT. Rilind Shala
Fizioterapeut
tel. +383 44 361 176
Qasje të ndryshme për të diagnostikuar dhe menaxhuar janë shfaqur, duke çuar në një rritje eksponenciale të kostove të kujdesit shëndetësor.
Rreth 20-30% e njerëzve që kanë dhimbje akute vazhdojnë të zhvillojnë dhimbje kronike dhe kjo ndikon në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Kostot shoqërore të dhimbjes kronike janë më të larta se ato të kancerit dhe diabetit së bashku, kryesisht për shkak të humbjes së produktivitetit dhe pjesëmarrjes në punë.
Qasjet ekzistuese të trajtimit për njerëzit me këtë problematikë janë të pamjaftueshme dhe paaftësia e lidhur me dhimbje të shpinës vazhdon të rritet.
Një pjesë e problemit është se dhimbja e shpinës është një ndërveprim kompleks midis faktorëve biologjikë, fizikë, të stilit të jetesës, psikologjike, dhe sociale.
Është vërtetuar që arsyeja e dështimit për të menaxhuar në mënyrë efektive dhimbjen e shpinës është pjesërisht e lidhur me mungesë respekti për provat aktuale. Ekziston gjithashtu një mungesë e menaxhimit ku pacienti është qendër (pikëfokusi) i trajtimit.
Praktika më e mirë për menaxhimin e dhimbjes akute përfshin:
• diagnoza fillestare e bazuar në një proces triazhi
• interpretimi i çrregullimit nga një perspektivë biopsikosociale
(përfshirë ekzaminimin e pacientëve sipas rrezikut të vazhdueshëm)
• menaxhimi i problematikave sipas prezantimit dhe në atë
mënyrë që fuqizon pacientin si pjesëmarrës aktivë në shërim
Trajektorja e intensitetit të dhimbjes përgjatë kohës
Vetëm 1 deri në 2% e njerëzve që paraqiten me dhimbje do të kenë një sëmundje serioze ose çrregullim sistemik, të tilla si çrregullime inflamatore sistemike, infeksione, malinjiteti i shtyllës kurrizore ose fraktura e shtyllës kurrizore.
Karakteristika të tilla si një fillim tinëzar dhimbjeje, me natyrë konstante dhe jomekanike të dhimbje (jo e provokuar qartë nga qëndrimet dhe lëvizjet), dhimbje natën, ngurtësi në mëngjes, histori e kaluar e malinjitetit, mosha mbi 65 vjeç dhe/ose rënia e shëndetit të përgjithshëm kërkon hetim të mëtejshëm.
Në afërsisht 5 deri në 10% të njerëzve, dhimbja mund të jetë të shoqëruara me tipare radikulare me ose pa deficite neurologjike. Kjo shoqërohet me ngjeshjen e rrënjës nervore kurrizore i njohur si sindromi i kordonit ose cauda equina, i cili është i lidhur me një patologji bazë, si prolapsi i diskut, recesi lateral dhe stenoza e kanalit ose spondilolisteza e shkallës së avancuar. Një paraqitje e deficiteve neurologjike progresive ose shenjave të sindromit cauda equina (retencion urinar, inkontinence fekale ose anestezi në atë regjion) kërkon hetim të mëtejshëm.
Në dhimbjet e shpinës akute, imazhet radiologjike, në mungesë të flamujve të kuq, deficiteve progresive neurologjike dhe lëndimeve traumatike, mund në fakt të jenë të dëmshme.
Për më tepër, problemi i diagnozës radiologjike është tek prevalenca e gjetjeve ‘anormale’ në MRI në popullatat pa dhimbje si p.sh degjenerimi i diskut [91%), fryrjet e diskut [56%], zgjatja e diskut [32%], dëmtim unazor [38%)). Këto gjetje lidhen dobët me nivele dhimbjeje dhe paaftësie tek pacienti.
Në mënyrë kritike, ka prova të forta, që imazhet e pajustifikuara i bëjnë pacientët më keq; Skanimet MRI për dëmtime jotraumatike çojnë në rezultate më të dobëta shëndetësore, paaftësi më të madhe dhe mungesa në punë për shkak të kontekstit patologjik të problemit.
Ka prova në rritje se faktorë të tillë si shqetësimi i gjumit, nivele të larta të qëndrueshme të stresit, disponimi, depresioni dhe ankthi janë parashikues të fort të dhimbjes. Kjo nxjerr në pah prova në rritje për rolin që mënyra e jetesës dhe faktorët emocional negativë luajnë në sensibilizimin e shtyllës kurrizore dhe strukturave nëpërmjet sistemit nervor qendror dhe disrregullimi i boshti hipotalamik-hipofizë-adrenal. Kjo mund të reflektohet klinikisht si një pacienti që paraqet dhimbje akute, që raporton nivele të larta dhimbjeje, shqetësimi dhe ruajtja e strukturave të shoqëruar me një shkas mekanik ‘të vogël’.
Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se besimet negative për gjendjen personale janë parashikues i intensitetit të dhimbjes, niveleve të paaftësisë dhe mungesës në punë. Besimet që rrisin në mënyrë të pavarur aftësinë e kufizuar dhe dëmtojnë rikuperimin në një episod të dhimbjes kanë një efekt negativ te perspektiva e së ardhmes (p.sh. ‘Unë e di se thjesht do të përkeqësohet’) dhe besimi që “lëndimi është i barabartë me dëm” dhe se “lëvizjet që lëndojnë duhet të shmangen” për shkak të frikës nga dhimbja dhe/ose dëmtimi përkeqësojnë gjendjen në mënyrë progresive. Shumë nga këto besime fitojnë origjinën e tyre nga praktikuesit e kujdesit shëndetësor, ku roli kritik është komunikimi në kujdesin akut të njerëzve me dhimbje.
Për grupin e vogël të pacientëve (5%) që paraqiten me dhimbje të shpinës për shkak të hernisë diskale dhe dhimbje radikulare shoqëruese me ose pa deficit neurologjik, historia natyrore është shumë e mirë. Studimet tregojnë shkallë të lartë të rikuperimit (mbi 80%) dhe reduktimi i hernisë në shumicën e këtyre pacientëve në 12 muaj.
Trajtimi i dhimbjes në fazën akute të radikulopatia është e rëndësishme kur nivelet e dhimbjes janë shqetësuese.
Një qëllim kryesor për menaxhimin e dhimbjes akute është restaurimi e lëvizjes normale, të sigurt të shtyllës kurrizore dhe kapacitetit funksional (p.sh. pjesëmarrja në punë, familje dhe aktivitete rekreative). Kjo është vendimtare për të lehtësuar kthimin në të gjithë shëndetin (fizik, mendor dhe social) të pacientit. Duhet të rekomandohet vetëm modifikimi i aktivitetit në fazën akute nëse ka dëshmi të lëndimit të indeve. Përndryshe, këshilla për të qëndruar aktiv në mënyrë të graduar në varësi të kohës së paraqitjes së dhimbjes është e rëndësishme për të reduktuar shmangien e një cikli vicioz të dhimbjes.
Shembuj të aktiviteteve që duhet të bëhen janë:
• ushtrime relaksimi për të reduktuar mbrojtjen e muskujve të trungut – frymëmarrje diafragmatike
• ushtrime të buta lëvizshmërie për shtyllën kurrizore për t’u normalizuar lëvizja
• trajtimi i lëvizjes i synuar ne aspektin funksional qe lidhet me forcimin
dhe kondicionimin aty ku nevojitet
• ushtrime të përgjithshme aerobike (të udhëhequra nga kapaciteti individual)
Për grupin me rrezik të mesëm në të cilin dhimbja shoqërohet me nivele të moderuara të shqetësimit, menaxhimi nga praktikat më të mira përbëhet nga menaxhimi i dhimbjes nëse dhimbja është shqetësuese, këshilla në lidhje me natyrën beninje të dhimbjes dhe qëndrimi aktiv aq sa është e mundur. Ndërhyrjet e fizioterapisë që përfshijnë trajtimin kognitiv, restaurimi i synuar funksional dhe këshillat e stilit të jetesës tregohen më efektive se terapitë tradicionale, si p.sh manipulim, stabilizimi dhe/ose ushtrime të përgjithshme për të reduktuar aftësinë e kufizuar.
Si përfundim, një qasje për menaxhimin e pacientëve për të zvogëluar barrën në komunitet përfshin: një triazh fillestar për të kontrolluar për patologji serioze; vlerësimi i rrezikut psikosocial; ofrimi i shpjegimeve të qarta për të reduktuar ndjenjën e rrezikut; nxitja e rehabilitimit aktiv; dhe dekurajimi i hetimeve radiologjike të pajustifikuara.
Ekzaminimi dhe caktimi i menaxhimit për rastet më komplekse kur mbizotërojnë faktorët e rrezikut psikosocial dhe sjelljet e dhimbjes, dhe përdorimi i ndërhyrjeve që synojnë progresin kognitiv dhe funksional zvogëlojnë barrën e paaftësisë, mungesat në punë dhe kostot e lidhura me shëndetin dhe shoqërinë. Menaxhimi i dhimbjes dhe ndërhyrjet psikologjike duhet të përfshihen nëse nivelet e dhimbjes dhe shqetësimi psikologjik dominojnë çrregullimin. /Telegrafi/