Futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës, 19-vjeçari Gavi, ka pësuar lëndim në xhiron e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ku Spanja fitoi 3-1 ndaj Gjeorgjisë.
Gavi po përgatitej të merrte një top të lartë dhe në një moment ndaloi për shkak të dhimbjes në gjurin e djathtë.
Bëhet fjalë për një dëmtim që erdhi pa në duel me ndonjë nga kundërshtarët.
Mesfushori i ri u largua nga fusha i përlotur me dhimbje nga fusha që në minutën e 22-ë.
Nëse konfirmohet këputja e ligamentit të kryqëzuar në gjurin e tij të djathtë, Gavi do t’i thoshte lamtumirë sezonit dhe me shumë gjasa edhe Euro 2024, po ashtu edhe Lojërave Olimpike, dy evente që mbahen në verën e ardhshme në të cilat lojtari i Barcelonës mund të ishte pjesë e Spanjës. /Telegrafi/
https://twitter.com/SweetIsrael_/status/1726337599290450399