Telegrafi

“Dheze Dheze” me Big Mamën dhe Baboo Darabukat

Big Mama dhe Babo Darabukat do të sjellin shumë shpejt këngën më të re “Dheze Dheze”

Menjëherë pas festës së Bajramit, këngëtarja Big Mama do të vij me një këngë të re. Këngë kjo e cila do të jetë në bashkëpunim me grupin “Baboo Darabukat” dhe Dj Benity. Kënga do të titullohet “Dheze dheze”, njoftojnë burime të sigurta të 21Media.

Kjo këngë do të jetë ritmike, muzika është e punuar nga Florent Boshnjaku, ndërkaq teksti nga Ilir Berani.

Klipi është xhiruar në Shkup dhe do të ketë atmosferë verore.

Big Mama nuk ka sjellur këngë që nga ajo “ME TEMINA” e cila erdhi në bashkëpunim me Bes Kallakun, poashtu, grupi Babo Darabukat së bashku me Dj Benityn nuk kanë sjellur ndonjë këngë të re që nga ajo “Origjinal”.