Telegrafi

Dhëndri mbyt nusen, kufomën e saj e futi në valixhe dhe e hodhi në oborr – policia britanike thotë se ndodhi katër ditë pas martesës

Policia britanike ka arrestuar dhëndrin për vrasjen e nuses, vetëm katër ditë pasi ishin martuar.

Autoritetet e sigurisë në Halifax, kanë gjetur kufomën e nuses në një valixhe në afërsi të shtëpisë që e ndanin Dawn Walker, 52-vjeç dhe Thomas Nutt, 45-vjeç, transmeton Telegrafi.

Dyshja javën e kaluar u martuan dhe organizuan një dasmë ku ftuan miq e familjarë, megjithatë pasi kaluan katër ditë nga dita e tyre më e lumtur, ndodhi më e keqja.

Policia arrestoi Nuttin për të cilin besohet se ngufati gruan e tij, me të cilën jetoi vetëm tri ditë si të martuar. /Telegrafi/