Telegrafi

Me dhëmbët e vampirit dhe veshjen e ekspozuar, Bebe Rexha paralajmëron fansat se kënga e saj e re vjen më 5 mars

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri që do të publikohet së shpejti.

Bëhet fjalë për këngët e albumit të dytë, i cili i plotë do të publikohet për fansat gjatë muajve në vazhdim.

Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një fotografi, të realizuar në prapaskenat e xhirimeve të klipit, ku është shfaqur mjaft atraktive dhe provokuese.

Ajo ka pozuar e veshur e tëra në të zeza, ndërsa ka vënë në pah gjoksin e saj me veshjen e hapur te pjesa e dekoltesë.

Me flokët e saj bionde dhe me baule të lëshuara, 31-vjeçarja dukej edhe më tërheqëse, ndërsa komplimentohej nga fansat në hapësirën për komente.

Lexo po ashtu Bebe Rexha: Nëse doni të arrini, përgatituni të dështoni shumë

Më herët gjatë ditës, Rexha publikoi në rrjetin social Instagram një tjetër fotografi, ku si për t’u tallur me fansat e saj, u shfaq me dy dhëmbë vampirësh të cilët i kishte vendosur, për t’u dukur sa më qesharake.

Me këtë fotografi, artistja paralajmëroi se kënga e saj e re, do të publikohet të premten e datës 5 mars. /Telegrafi/