Punonjësi i një restoranti në Britani të Madhe, që po transportonte ushqime, u detyrua ta ndiqte një dhelpër që ia vodhi një qese me ushqim, të cilën më herët e fotografonte nga afër.
Derisa ishte duke i shkarkuar kutitë plastike me mallra, mbeti i befasuar se sa afër i shkoi kafsha e egër dhe nisi të fotografonte, transmeton Telegrafi.
Por, duket se dhelpra ishte shumë e uritur dhe shfrytëzoi shkathtësitë që ka për grabitje, që të rrëmbente ushqimin.
Megjithëse një herë e largoi, dhelpra është kthyer sërish pran furgonit dhe ai u detyrua t’i godiste kutit për ta frikësuar, në mënyrë që ta largonte. /Telegrafi/