Mozzik është kthyer sërish në vendin ku nisi jetën dhe karrierën e tij muzikore dhe tashmë po vazhdon të tregohet më shumë produktiv.
Reperi shqiptar ka nisur punën për projekte të reja dhe njërin prej tyre pritet të lansojë së shpejti.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Instagram, ndërsa zbulon datën e lansimit të kësaj kënge.
Në videon e hedhur në InstaStory, reperi ferizajas tregon se më 8 nëntor do e sjellë këngën e re me klip, e cila titullohet “Dhelpër Dinake”.
Ky projekt i tij vjen pas bashkëpunimeve me ish-bashkëshorten e tij, Loredana Zefin, ku me këtë të fundit ndau rrugët javë më parë.
Projekti i ri i Mozzik spekulohet se i është dedikuar ish-gruas së tij, pasi përmban disa fjalë thumbuese në të.
Mozzik ndryshe gjatë këtij viti solli këngë e bashkëpunime të suksesshme, teksa nuk mungoi në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme. /Telegrafi/