Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), do të dorëzojë grante financiare dhjetë organizatave të shoqërisë civile (OShC) në Istog, Lipjan, dhe Viti, sot në UNDP, në ora 11:00.
Në ceremoninë e nënshkrimit të granteve do të mblidhen përfaqësues të komunave partnere, OSHC-ve, anëtarë të Bordit të Partnerëve dhe akterë relevantë. OShC-të përfituese konkurruan në një thirrje publike me propozime zhvillimore të bazuara në projekte, duke synuar të kontribuojnë në arritjen e prioriteteve të komunave dhe të sigurojnë përfitime më të mëdha për komunitetet lokale.
Libor Chlad, zëvendës shef për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe kryetarët e komunave, Haki Rugova, Imri Ahmeti dhe Sokol Haliti do të marrin fjalën në këtë ngjarje.
Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor është një iniciativë rajonale 3-vjeçare e financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP, me fokus në forcimin e partneriteteve midis qeverive lokale dhe organizatave të shoqërisë civile duke prezantuar dhe mbështetur një model transparent dhe financim të projekteve të OShC-ve nga buxhetet komunale.
Në Kosovë, projekti punon me pesë komuna, përveç Istogut, Lipjanit dhe Vitisë, edhe në Kamenicë dhe Zveçan, me qëllim të përforcimit të demokracisë pjesëmarrëse në nivel lokal, zgjerimin e marrëdhënieve efektive mes qeverive lokale dhe OShC-ve, si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të OSHC-ve