Telegrafi

BE dhe SHBA merr garanci nga Meta: Pas 11 gushtit Kuvendi seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë pritet të ketë një seancë të jashtëzakonshme pas 11 gushtit, ditë kur hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi.

Në një deklaratë të delegacionit të BE-së në Shqipëri, thuhet se si BE ashtu edhe SHBA-të përmes ambasadorëve në vendin tonë, Romana Vlahutin dhe DOnald Lu, kanë marrë konfirmimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta se është i gatshëm të thërrasë seancën e jashtëzakonshme.

Deklarata

BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.

Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord për këtë.

Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë. Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.