Telegrafi

Me dhe pa makijazh, Sellma sjell dy imazhet e Dafina Zeqirit duke treguar dukjen e saj natyrale

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave.

Imazhet e saj në rrjetet sociale, marrin gjithmonë vëmendjen e fansave të saj të shumtë.

Së fundmi, ka qenë grimerja e saj e besuar, Sellma Kasumoviç, ajo e cila ka publikuar dy imazhe të këngëtares në Instagram, duke treguar ndryshimin e saj para dhe pas makijazhit.

Dhe në fakt, Dafina duket bukur edhe kur nuk është fare e grimuar, dhe këtë gjë e thotë edhe vet grimerja në mbishkrimin e fotografisë.

“Mendoni edhe ju djema, se ajo duket më e bukur pa makijazh”, shkruan Sellma në mbishkrimin e fotografisë.

Fotografia në fjalë ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e grimeres në Instaram.

Përndryshe, Dafina po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit “A dfon love” – këngë të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Noizy. /Telegrafi/