Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, është treguar gjithmonë e hapur për fansat e saj.
Ajo ka treguar lirshëm për problemet me të cilat përballet, duke luftuar në vazhdimësi stigmën ndaj paragjykimeve për të prekurit nga shëndeti mendor.
32-vjeçarja tregohet e pa komplekse edhe sa i përket postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj në rrjetin social TikTok një video, duke treguar dukjen e saj pa makijazh, krahasuar me atë kur bën makijazh.
Videoja në fjalë është pritur mirë nga fansat e saj, të cilët e kanë përgëzuar edhe për pamjen e saj natyrale dhe guximin për t’u shfaqur pa grim në rrjetet sociale.
Rexha përndryshe shpesh ka publikuar edhe fotografi dhe video të linjave të saj trupore, ku pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo ndjehet e lirë që të promovojë trupin e saj duke përçuar mesazhin që çdo kush mund të duket bukur në formën e vet.
@beberexhaPicasso ?????♬ Whats this I like it Picasso Yeah datway – ReefaTV
Sa i përket muzikës, ajo këtë vit nuk ka publikuar ende ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë ka shijuar suksesin e albumit të dytë në karrierë, “Better Mistakes”, të cilin e publikoi vitin e kaluar. /Telegrafi/