Telegrafi

BE dhe NATO paralajmërojnë hapa politike agresive për Gruevskin

Zyrtari i lartë diplomatik nga Bashkimi Evropian tha se shtetet perëndimore do të marrin hapa agresive kundër liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe përfaqësuesve tjerë të lartë të Parlamentit përderisa vendimi për falje nga presidenti Gjorge Ivanov mbetet në fuqi, shkruan Wall Street Journal tekstin me titull: ‘Amnestia nga presidenti i Maqedonisë shkakton trazira qytetare’, transmeton Telegrafi Maqedoni nga tv Nova.

‘Në mesin e masave të mundshme ndëshkuese për shqyrtim është ndalimi i udhëtimit për politikanët e Maqedonisë në zonën evropiane, tërheqja e ndihmave që Shkupi merr për krizën e emigrantëve dhe ndalim të mbështetjes së BE-së dhe NATO-s për integrimet euro-atlantik të vendit’. /Telegrafi/