Telegrafi

BE dhe NATO konfirmojnë bashkëpunimin për forcimin e mbrojtjes

NATO dhe Bashkimi Evropian sot në Bruksel kanë miratuar një pako prej më shumë se 40 masash për zbatimin e deklaratës së përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në shtatë fusha, duke përfshirë luftën kundër kërcënimeve në internet, bashkëpunim në operacionet detare dhe zhvillimin e aftësive të mbrojtjes.

Gjermani ka kërkuar shumë herë që Bashkimi Evropian të krijojë një forcë të veten mbrojtëse, duke mos e parë NATO-n si garantues i vetëm i mbrojtjes evropiane për ballë kërcënimeve ruse në rritje, transmeton KosovaPress.