Telegrafi

Dhe ia arriti! Dua Lipa shpërblehet me çmimin për ‘muzikën më të mirë internacionale’ në BAMBI Awards

Të premten është zhvilluar ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve në Gjermani.

Rreth 1000 mysafirë të ftuar nga biznesi tregtar, sportet, moda dhe politika u pritën në Teatrin “Stage” në Berlin.

Lexo po ashtu Dua Lipa mahnit me dukjen e saj glamuroze në BAMBI Awards

Loren dhe Gottschalk ishin nikoqirët e kësaj mbrëmje, e cila njëherësh shënon edicionin e 70-të të festivalit më të vjetër në Gjermani, siç është BAMBI Awards.

Në këtë mbrëmje ka marrë pjesë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Dua Lipa në BAMBI Awards (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Ajo pati një paraqitje glamuroze në tapetin e kuq të festivalit, veshur me një fustan krem, i cili vinte në pah linjat e saj trupore.

Dua ka dhuruar një performancë spektakolare në skenën e BAMBI Awards, duke interpretuar live disa nga hitet e saj më të fundit.

Dua Lipa dhuroi një performancë spektakolare në BAMBI Awards (Foto: Robert Schlesinger/Getty Images/Guliver)

Ajo po ashtu është shpërblyer edhe me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje – atë për “muzikën më të mirë internacionale”.

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.

Dua Lipa shpërblehet me çmimin për muzikën më të mirë internacionale në BAMBI Awards (Foto:  Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Kjo është lista e plotë e çmimeve në BAMBI Awards 2018:

Aktorja më e mirë gjermane – Paula Beer
Aktori më i mirë gjerman – Sebastian Koch
Çmimi i përzgjedhur nga publiku – Michael Schulte
Komediani më i mirë – Luke Mockridge
Çmimi “Our Earth” – Sebastian Copeland
Çmimi për arritje jetësore – Liselotte Pulver
Çmimi për heroizëm – Christine Wagner-Behrendt, Markus Behrendt
Sportisti më i mirë – Claudio Pizarro
Çmimi special i jurisë – Patrick Lange
Muzikanti më i mirë gjerman – Mark Forster
Aktorja më e mirë internacionale – Penelope Cruz
Çmimi legjendar – Rod Sterart
Çmimi “surprizë” nga BAMBI – Thomas Gottschalk
Çmimi për muzikën më të mirë internacionale – Dua Lipa. /Telegrafi/

Dua Lipa në BAMBI Awards, Berlin, Gjermani 2018 (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)