Të premten është zhvilluar ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve në Gjermani.
Rreth 1000 mysafirë të ftuar nga biznesi tregtar, sportet, moda dhe politika u pritën në Teatrin “Stage” në Berlin.
Loren dhe Gottschalk ishin nikoqirët e kësaj mbrëmje, e cila njëherësh shënon edicionin e 70-të të festivalit më të vjetër në Gjermani, siç është BAMBI Awards.
Në këtë mbrëmje ka marrë pjesë edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Ajo pati një paraqitje glamuroze në tapetin e kuq të festivalit, veshur me një fustan krem, i cili vinte në pah linjat e saj trupore.
Dua ka dhuruar një performancë spektakolare në skenën e BAMBI Awards, duke interpretuar live disa nga hitet e saj më të fundit.
Ajo po ashtu është shpërblyer edhe me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje – atë për “muzikën më të mirë internacionale”.
Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.
Kjo është lista e plotë e çmimeve në BAMBI Awards 2018:
Aktorja më e mirë gjermane – Paula Beer
Aktori më i mirë gjerman – Sebastian Koch
Çmimi i përzgjedhur nga publiku – Michael Schulte
Komediani më i mirë – Luke Mockridge
Çmimi “Our Earth” – Sebastian Copeland
Çmimi për arritje jetësore – Liselotte Pulver
Çmimi për heroizëm – Christine Wagner-Behrendt, Markus Behrendt
Sportisti më i mirë – Claudio Pizarro
Çmimi special i jurisë – Patrick Lange
Muzikanti më i mirë gjerman – Mark Forster
Aktorja më e mirë internacionale – Penelope Cruz
Çmimi legjendar – Rod Sterart
Çmimi “surprizë” nga BAMBI – Thomas Gottschalk
Çmimi për muzikën më të mirë internacionale – Dua Lipa. /Telegrafi/