Zekirija Ramadani ka qenë i ftuar i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Trajneri i Dritës ka rrëfyer shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollist dhe tani si strateg
“Erdhëm u morëm vesh, filluam punën. Nisëm katastrofë, një gjuajte, një gol e pësoshim”, deklaroi Ramadani në “Arena e Yjeve”.
“Dy humbje radhazi. Ndodh në Drenicë, kishim probleme me portier. As Ardit Nika nuk ishte ky që është tash. Haxho ka qenë i dobët edhe një kroat e kishim”.
“Po e fus kundër Drenicës kroatin edhe unë bëjë analizë 20 minuta para loje…”, vazhdon rrëfimin e tij trajneri shqiptar.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/