Telegrafi

I dha debutimin me ekipin e parë të Chelseat, tani Lampard e do transferimin e Brojës te Evertoni

Armando Broja ka përfunduar huazimin e tij një vjeçar tek skuadra angleze Southampton nga Chelsea.

Sulmuesi shqiptar ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira me Southampton dhe është rikthyer në Londër.

20-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje zyrtare me Southamptonin ku ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në një tjetër.

Frank Lampard tani po kërkon transferimin e sulmuesit shqiptar tek skuadra e Evertonit si zëvendësues të brazilianit Richarlison.

Trajneri anglez ishte i pari që i dha debutimin Brojës me ekipin e parë të Chelseat dhe tani po synon ta ketë nën urdhrat e tij edhe në Goodison Park.

Lexo po ashtu Tuchel: Christensen do të largohet, Broja do të kthehet  

Londinezët ende nuk e kanë marrë vendimin nëse do ta lejojnë përsëri në huazim Brojën apo do ta shesin për shumën e 25 milionë eurove.

Interesim për reprezentuesin shqiptar kanë shprehur edhe dy skuadrat tjera angleze West Ham United e Newcastle United. /Telegrafi/