Telegrafi

Dezinsektohen zonat turistike, reduktohen mushkonjat në bregdet

Në zonën Velipojë-Shkodër, ka filluar dezisektimi i 50 ha sipërfaqe, për të reduktuar prezencën e mushkonjave në bregdet.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që inspektoi punën në terren të një prej ekipeve që po zbaton në zonën Shkodër-Velipojë, pohoi se ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës.

Përveç zonës bregdetare, janë dezinfektuar edhe kanalet, pesetat dhe bodrumet pranë këtyre zonave, ato që janë përfshirë gjithashtu në këtë proces të kontrollit të përhapjes së mushkonjave apo insekteve të tjera të dëmshme.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, dezisektimi në zona turistike ndihmon jo vetëm në mbarëvajtjen e sezonit turistik duke pakësuar bezdisjen ndaj pushuesve, por sigurisht ul shumë edhe rrezikun që nëpërmjet tyre mund të merren sëmundje të cilat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Sa i përket preparateve të përdorura, ato janë krejtësisht agjentë biologjikë, në mënyrë që të mos ketë shkatërrim të florës dhe faunës në zonat e dezinfektuara. /Telegrafi/