Site icon Telegrafi

Devollin nuk e mërzit humbja: E dominuam në çdo aspekt kundërshtarin

Drenica ka pësuar humbje pas katër ndeshjeve pozitive nën urdhrat e trajnerit Bledar Devolli.

Kuqezinjtë kishin marrë tri fitore e një barazim, teksa zhvilluan ndeshje të mirë edhe ndaj Gjilanit, përkundër humbjes 1-0.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Bledar Devolli ka theksuar se humbja nuk e ka mërzitur, pasi skuadra e tij ka luajtur shumë mirë.

“Humbja gjithmonë të mërzit, mirëpo kjo ndaj Gjilanit (1-0) aspak. Ne dominuam kundërshtarin nga fillimi i ndeshjes deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit”.

“Patëm mundësi të shumta për të shënuar, teksa goditëm edhe shtyllën. Nuk është lehtë të luash këso ndeshje ndaj një kundërshtari si Gjilani që ka shumë futbollistë dhe atë të mirë paguar”, tha Devolli pas ndeshjes.

Drenica pas kësaj ndeshje vazhdon të mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 18 pikë të tubuara. /Telegrafi/

Exit mobile version