Telegrafi

Devolli Group dhuron 181 dhurata për fëmijët që kanë më së shumti nevojë për kujdes

Devolli Group ka shpërndarë sot 181 pako me dhurata për fëmijët me sindromin down dhe për ”SOS Fshatin”, në Prishtinë, në Mitrovicë dhe në Ferizaj.

Faton Panqa tha se pakot janë të veçanta dhe se fëmijët janë gëzuar nga dhuratat që kanë marrë. Ndërsa, Albana Zogu-Morina, përgjegjëse për mbledhjen e fondeve në SOS Fshatrat e fëmijëve në Prishtinë, pohoi se dhuratat janë të mirëseardhura, sidomos në festat e fundvitit kur fëmijët kanë nevojë ta ndiejnë ngrohtësinë e komunitetit në të cilin jetojnë.

Yllka Mani, koordinatore në Qendrën “Sindrom Down” në Ferizaj, tha se ata kanë 60 fëmijë dhe se të gjitha kompanitë duhet të bëjnë gjeste humane si kompania Devolli.

Kjo kompani në Prishtinë ka shpërndarë 66 pako me dhurata, në Mitrovicë 55, ndërsa në Ferizaj 60.

Ndryshe, kompania do të vazhdojë edhe nesër me shpërndarjen e pakove me dhurata në dy komuna tjera të Kosovës – në Prizren dhe Gjakovë. /KP/