Telegrafi

Devolli: Drenica ka qenë në presion të pikëve

(Foto: Facebook/FC Drenica - Faqja Zyrtare)

Drenica është kthyer te fitorja duke arritur të triumfojë me rezultat 3-1 në derbin lokal ndaj Feronikelit të zhvilluar në Drenas.

Duke folur për mikrofonat e Art Sport, trajneri Bledar Devolli e ka analizuar paraqitjen e të zgjedhurve të tij.

Ai ka thënë se skuadra e tij nuk kishte fituar në tetë ndeshje radhazi dhe kishte nevojë për pikë.

Lexo po ashtu Drenica fiton derbin ndaj Feronikelit

Trajneri ka theksuar se përkundër që shënuan në gjysmën e parë, lojtarët nuk mund të çliroheshin nga presioni.

Për këtë arsye skuadra e tij kishte bërë disa gabime duke i dhënë mundësi ekipit kundërshtar që të shënonte. /Telegrafi/