Telegrafi

Devetë arratisen nga cirku dhe dalin rrugëve të Madridit

Tetë deve dhe një lama u panë rrugëve të Madridit në Spanjë në orët e para të së premtes pasi u arratisën nga një cirk, tha policia.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, cirku Quiros Circus, fajësoi “sabotimin” nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Kafshët u pranë në orët e para të mëngjesit në distriktin jugor të Carabranchel, afër vendit ku ndodhet cirku.

Oficerët u kujdesën për to në mënyrë që të mund të ktheheshin “të sigurt dhe të shëndoshë”, tha policia.

Menaxheri i cirkut, Mati Munoz, tha për AFP se gardhi elektrik rreth rrethimit të kafshëve ishte prerë.

Ai e drejtoi gishtin nga aktivistët për të cilët tha se protestonin çdo vit kundër cirkut. /Telegrafi/