Është e mundur që i dërguari i posaçëm i shefit të diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier, deri në fund të kësaj jave të arrijë në Shkup, pasi do të kryej konsultime të gjera, fillimisht në Berlin, ndërsa më pastaj edhe me partnerët ndërkombëtar lidhur me misionin e tij në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dihet me siguri që ambasadori Johannes Haindl deri në mesin e kësaj jave do të qëndrojë në Berlin, ndërsa pastaj niset drejt ShBA, ka konfirmuar për DW, zëdhënësi i MPJ gjermane, Martin Schaefer.
„Ambasadori Haindl të martën dhe të mërkurën vjen në Ministrinë e jashtme në Berlin, e më pastaj shkon për konsulta në Uashington, Hagë dhe Athinë. Fill pas kësaj do të niset për në Shkup“, thotë Shepher.
Gjatë kësaj nuk do të ketë ndryshime në statusin e Haindl, sepse ai edhe më tej do të mbetet ta ushtrojë detyrën e ambasadorit të Gjermanisë në Austri.
„Në Berlin, Haindl do të ketë takim me ekspertë në Ministrinë e punëve të jashtme, me qëllim të zhvillimit dhe zgjerimit të aktivitetit të tij. Ai do të punojë së bashku me Komisionin evropian, ShBA, dhe të tjerët që janë të interesuar për qetësimin e situatës së vështirë të brendshme politike në Maqedoni. Fillimisht do të përfundojnë konsultimet e domosdoshme, ndërsa pastaj Haindl do të niset në Shkup“, ka shtuar Schaefer./Telegrafi/