Telegrafi

Diario Gol: Deulofeu thotë se Valverde nuk e bën formacionin, te Barca mund të luash vetëm nëse je mik me Messin

Deulofeu u kthye verën e kaluar në Barcelonë pas një huazimi te Evertoni dhe Milani.

Për largimin drejt Watfordit, futbollisti thuhet se e ka fajësuar Lionel Messin.

Diario Gol shkruan se lojtari i ka thënë Dani Ceballos së Real Madridit, se mund të luash te katalunasit vetëm nëse je mik me Messin dhe se trajneri Ernesto Valverde nuk e bën formacionin bazë.

“Ju mund të luani te Barcelona vetëm nëse jeni mik i Messit. Ai e bën formacionin dhe jo trajneri Valverde”, thuhet t’i ketë dërguar Deulofeu një mesazh Ceballos në WhatsApp.

Mesfushori ka luajtur vetëm dy herë në La Liga gjatë këtij sezoni dhe se asnjëherë nuk luajti në Santiago Bernabeu.

Ceballos thuhet se po e konsideron një kthim në Real Betis, nga ku iu bashkua Realit gjatë verës.

Spanjolli beson se Zinedine Zidane vetë i zgjedh lojtarët që i pëlqejnë, edhe nëse ata nuk luajnë mirë. /Telegrafi/