Telegrafi

Deulofeu thotë se Ronaldinho ishte lojtar më i mirë se Messi

Gerard Deulofeu ka thënë se Ronaldinoh është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe më i mirë se Lionel Messi.

Sulmuesi i Watfordit që është në huazim te Udinese, kishte zhvilluar 23 paraqitje në Camp Nou, derisa ka përshkruar argjentinasit si një lojtar fantastik.

“Për mua, Ronaldinho është lojtari më i mirë në histori të futbollit. E kam takuar atë. Shkova të shkoja një ndeshje në Camp Nou dhe isha ulur afër tij. Ishte një eksperiencë fantastike”, ka thënë Deulofeu për Marcan.

Sulmuesi spanjoll kaloi te skuadra angleze nga Barcelona në vitin 2018 për shumën e 12.5 milionë euro nga Barcelona.

Skuadra katalunase kishte shumë shpresë tek ai, mirëpo që nuk arriti t’i përmbush pritjet të ishin për të te Blaugrasnasit. /Telegrafi/