Gerard Deulofeu ka thënë se nuk do ta harrojë eksperiencën e tij te Milani, në klubin që është bërë burrë.
Deulofeu ka luajtur vetëm gjashtë muaj te Milani, ku ishte i huazuar.
Ai pas performacave të mira u kthye në Barcelonë, ku paguan transferimin e tij.
“Të luash për klube të tjera përveç Barcelonës, më ka shërbyer shumë”.
“Te Milani, për shembull, jam bërë burrë. Nuk do ta harroj eksperiencën me Milanin, pasi aty jam bërë edhe baba, kur më lindi vajza”, ka thënë Deulofeu.
Sulmuesi është kthyer te Barcelona, por nuk e ka gjetur hapësirën që e kishte te Milani.
Te klubi kuqezi ishte kthyer në një lojtar kryesor edhe pse rezultatin e Mialnti nuk ishin kulmore. /Telegrafi/