Ardhja e Gerard Deulofeu te Milani ka sjellë edhe ‘problem’ në sulmin kuqezi pasi tani është i mbipopulluar.
Trajneri Vicenzo Montella ka deklaruar se sulmuesin spanjoll e transferuan për të luajtur, duke treguar se ai e llogarit në formacion.
Duke parë këtë lëvizje, duket se nga kuqezinjtë po përgatitet një largim.
Bëhet fjalë për M’Baye Niang, i cili nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Montella.
Për më tepër, ky i fundit nuk e ka grumbulluar as për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, atë kundër Juventusit.
Me këtë veprim, francezit Niang i tregohet “dera” për tu larguar nga Milani, pasi Montella nuk e llogarit në ekipin e tij.