Telegrafi

Deulofeu drejt rikthimit në Serie A, por jo te Milani

Gerard Deulofeu nuk do të kthehet te Barcelona dhe karrierën mund ta vazhdojë në Serie A.

Blaugranat kanë të drejtën e rikthimit të sulmuesit i cili shkëlqeu në Serie A me fanellën e Milanit.

Futbollisti është duke shkëlqyer edhe në Kampionatin Evropian për 21 vjeçar.

Ai pritet ta lë Evertonin që është nën kontratë me ta.

Sipas Daily Mail, Juventusi i është bashkuar fuqishëm garës për spanjollin.

Edhe Roma me drejtorin e ri Monchi  dhe trajneri Di Francesco e pëlqejnë lojtarin dhe e shohin si zëvendësim të Salahit që u largua drejt Liverpoolit. /Telegrafi/