Site icon Telegrafi

Detyron fëmijën për lëmoshë, arrestohet një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me qëllim të shfrytëzimit të fëmijëve për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 09:00, në Prishtinë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version