Emanuel Fabian, raporteri i luftës i Times of Israel, ka publikuar një video të re të aksionit të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.
Ai theksoi se videoja e shkurtër është shfaqur mbrëmë në internet. Fabian e publikoi në profilin e tij në rrjetin social X, transmeton Telegrafi.
Në video sipas tij shfaqet momenti i daljes së militantëve të Hamasit nga tuneli nëntokësor, të cilët dorëzohen para trupave izraelite në rajonin pranë kampit të refugjatëve Shati.
Videoja e filmuar gjatë natës tregon se ushtarët izraelitë vrapojnë drejt një hyrje të tunelit, nga i cili dalin dy militantë të Hamasit, që urdhërohen të hedhin pushkët dhe të shtrihen në rërë.
Fabian thotë se nuk është e qartë se kur është filmuar videoja, për faktin se dje është arritur marrëveshja për armëpushim katërditor mes Hamasit dhe Izraelit. /Telegrafi/
A short clip posted online today purports to show Hamas operatives exiting a tunnel and surrendering to Israeli troops in the area of Gaza City's Shati camp. Unclear when the video was taken, or further context. (Via מבזק דרומי) pic.twitter.com/i4MKdYU3kx
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) November 22, 2023