Telegrafi

Detyrohet t’i vjellë vezët, për të shpëtuar nga kapësi i gjarpinjve (Video)

Gjarpri që kishte përpirë tetë vezë nga një shtëpizë pulash në Kerala të Indisë, është detyruar t’i vjellë prapa, në mënyrë që t’i shpëtojë kapësit të gjarpinjve. Meqenëse nuk kishte fuqi të lëvizte, i nxori shtatë prej tyre.

Më poshtë mund të shihni kobrën gjigante, që detyrohet të kthej prapa ushqimin, para se të rrëshqiste sërish në pjesën malore, transmeton Telegrafi.

Nuk është e rrallë, që reptilët përpijnë më shumë se që ua duron trupi, duke rrezikuar të shqyejnë lëkurën, organet dhe nganjëherë ta pësojnë edhe me jetë. /Telegrafi/