Amit Agarwal po kalonte nëpër binarët e një hekurudhe në Rajasthan të Indisë, kur papritmas iu shfaq një tren, që shkonte me shpejtësi në drejtim të tij.
Meqenëse e kishte të pamundur të largohej, ai u detyrua të shtrihej në binarë, që të shmangte shtypjen prej lokomotivës së fuqishme, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit kanë shikuar të tmerruar, duke pritur që në çdo moment të ndodhet ndonjë fatkeqësi, që do ishte fatale për viktimën.
Për fat të mirë, i riu që mbante gjatë tërë kohës duart para fytyre dhe lutej, shpëtoi i pa lënduar, vetëm se shumë i shqetësuar dhe duke u dridhur. /Telegrafi/