Telegrafi

Detroit pas vazhdimeve i shkakton humbje Torontos

Toronto Raptors (Foto Twitter)

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Ndeshja më interesant është zhvilluar në Little Caesars Arena të Detroitit, ku Pistons kanë triumfuar pas vazhdimeve kundër Toronto Raptors.

Në fakt, ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 100:100, gjë që është dashur të zhvillohet edhe pesë minuta shtesë për të mësuar fituesin.

Në këtë periudhë më të përqendruar ishte vendasit, ku në fund pas një mbrojtje të mirë dhe sulmeve efikase triumfuan me rezultat 112:107.

Basketbollisti më efikas në radhët e skuadrës së Detroitit Blake Griffin, i cili ka realizuar 27 pikë.

Në radhët e skuadrës së mysafirëve Kyle Lowrly, i cili regjistroi 35 pikë që nuk ishin të mjaftueshme.

Pas kësaj, Toronto zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të Konferencës Lindore ndërsa Detroit gjendet në vendin e gjashtë. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Cleveland 107:93 Orlando

Washington 135:121 Minnesota

Oklahoma 99:95 Memphis