Gjatë javës së kaluar, banorët e qytetit amerikan Bayton Beach në Florida kanë mbetur të habitur, kur gjetën një raketë ngjyrë portokalli me një pamje të pazakontë që e kishte nxjerrë uji jashtë.
Sipas forcave ajrore amerikane, fjala është për një fluturake pa pilot me të cilën stërvitin për futjen në cak të objekteve të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Banorët e Bayton Beach në Florida u habitën kur panë objektin e madh ngjyrë portokalli, me një gjatësi prej gjashtë metrave që ngjan me raketë që ka logon e forcave ajrore amerikane, duke menduar se bëhet fjalë për një armë ushtarake të pashpërthyer.
Siç raporton Palm Beach Post, plazhi është mbyllur të premten pasi është gjetur “raketa”, por sërish u hap pasi u konstatua se nuk përbën ndonjë rrezik.
Air Force Times, shkruan se pajisja pa fluturake quhet BQM-167A dhe është e sigurt që është lansuar nga baza ajrore Tindal, që gjenden në anën e kundërt nga vendi ku është gjetur. Kjo do të thotë se është goditur nga rrymat e ajrit, duke humbur kontrollin dhe përfunduar në ujë pas më shumë se tre muajve fluturim.
Officials say this Air Force drone washed up at Hammock Park in Boynton. The beach was closed for a little bit but now it’s been deemed safe and will sit here until it can be removed from the beach. pic.twitter.com/Jp9QqqFeNy
— Miranda Christian (@Miranda__TV) March 19, 2021
“Kjo nuk është hera e parë që ndodhë. Kemi arritur të gjejmë një numër të madh të fluturakeve të tillë, por kur është mot i ndryshueshëm dhe rryma e ajrit i marrin me vete, ajo më vonë shfaqen diku në det”, ka thënë zëdhënësja e forcave ajrore amerikane Savanah Bray.
The Air Force drone has been removed from the beach. @WPTV pic.twitter.com/wUF4hdyDQW
— Miranda Christian (@Miranda__TV) March 19, 2021
Në këtë fluturake zakonisht shkruhet edhe numri i telefonit, në rast se humb dhe dikush mund ta gjej dhe ta dorëzoj tek autoritetet kompetente. Për ndërtimin e saj nevojiten investime prej mbi 500 mijë dollarë. /Telegrafi/