Site icon Telegrafi

Deti i Kinës Jugore, Haga vendos në favor të Filipineve

Deti i Kinës Jugore nuk i përket Kinës. Ky është vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila vendosi në favor të Filipineve që kishin çuar çështjen në gjykatë. Kina e ka konsideruar të pabazuar vendimin dhe thotë se nuk do ta respektojë atë.

Pekini  pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, përfshirë edhe shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt e pretenduara edhe vende të tjera.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës vendosi kundër pretendimeve territoriale të kinës  për Detin e Kinës Jugore, duke mbështetur kështu Filipinet që çuan çështjen në gjykatë. Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit tha se nuk kishte prova që Kina kishte ushtruar historikisht kontroll ekskluziv mbi ujërat e detit të jugut. Kina e ka konsideruar të pabazuar vendimin dhe thotë se nuk do ta respektojë atë. Pekini  pretendon pothuajse të gjithë Detin e Kinës Jugore, përfshirë edhe shkëmbinjtë nënujorë dhe ishujt e pretenduara edhe vende të tjera.

Tribunali në Hagë tha se Kina ka shkelur sovranitetin e Filipineve dhe se ka shkaktuar dëme të mëdha mjedisore me ndërtimin e ishujve artificial. Vendimi  është marrë në bazë të  Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit. Ai është detyrues, por Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit nuk ka kompetenca të zbatimit të tij. SHBA kanë dërguar një aeroplanmbajtëse dhe aeroplanë luftarakë në rajon përpara vendimit.

Ndërkohë, marina kineze ka  kryer stërvitje ushtarake pranë ishujve të diskutueshëm Paracel. Avokati që përfaqësonte Filipinet tha se ishte “gjykim i qartë dhe unanim që mbështet sundimin e ligjit dhe të drejtat e pretenduara nga Filipinet”.

Ai e quajti  “vendimin definitive  dhe kërkoi besimin e të gjitha shteteve. Por agjencia kineze e lajmeve Xinhua tha se trupi gjykues nuk ka juridiksion, dhe për pasojë vendimi i tij  është natyrisht i pavlefshëm”. Në një deklaratë, ministria e jashtme kineze tha se Kina ka qenë i pari vend  që ka zbuluar dhe shfrytëzuar ishujt e Detit të Kinës Jugore dhe ujërat përkatëse “, duke krijuar kështu sovranitetin territorial.

Exit mobile version