Telegrafi

Detektivi i FBI-së kërkon shkurorëzim nga gruaja, e pa në video me një burrë tjetër duke marrë pjesë në protestën e dhunshme në Kongres

Një detektiv në Pennsylvania ka parashtruar kërkesën për shkurorëzim nga gruaja e tij, pasi e kishte parë në disa video duke marrë pjesë në protestat e dhunshme në Kongresin e amerikan me një burrë tjetër – me të cilin komunikoi që nga nëntori për protesta.

Michael Heinl, 30-vjeçar, anëtar i departamentit të policisë në Shaler Township, ka nënshkruar dokumentet për shkurorëzim në gjykatën e Allegheny, pasi i kishte kërkuar gruas, Jennifer Marie Heinl, që të mos udhëtoj në Kongres gjatë 6 janarit – por megjithatë ajo e kishte shpërfillur duke udhëtuar drejt Washingtonit.

Mbi 55-vjeçqaren Jennifer rëndojnë disa akuza përfshirë për hyrje të dhunshme në Capitol, demonstrim dhe sjellje të pakontrolluara, transmeton Telegrafi.

FBI e kishte identifikuar falë shoqërimit të saj me Kenneth Grayson, i cili është parë duke biseduar me Jennifer brenda Kongresit. Grayson ishte arrestuar në Pennsylvania gjatë 26 janarit.

Bisedat e tyre në Facebook janë zbuluar të cilat ishin realizuar gjatë periudhës 12 nëntor – 11 janar 2021. Dyshja kishin diskutuar për udhëtimin në DC, ku planifikonin marrjen me qera të një vetura dhe dhomës së hotelit.

E drejtori i Heinls e kishte informuar detektivin e FBI-së, se gruaja e tij ishte parë në protestën e dhunshme në Capitol.

“Gruaja e tij ishte pjesë e asaj situate të krijuar. Ai i kishte kërkuar të mos shkojë atje. Ai nuk ishte me të, sepse ishte duke punuar. Ajo është e rritur dhe nuk besoj se ai ka ndikuar që ajo të shkojë”, ka shtuar zyrtari i FBI-së. /Telegrafi/