Lionel Messi ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me Antonela Roccuzzon, nënën e fëmijëve të tij.
Dasma ka marrë vëmendje nga e gjithë bota dhe kishte të ftuar 150 gazetarë, por nuk u lejuan të qëndronin gjatë gjithë mbrëmjes.
Ceremonia u zhvillua në një kasino në Rosario të Argjentinës dhe kishte 260 të ftuar e në mesin e tyre dhe shumë futbollistë të njohur si Pique me Shakirën, ku kjo e fundit performoi edhe disa këngë, transmeton Telegrafi.
Por, detaji që u komentua shumë në mediat argjentinase kishte të bënte me veshjet e shoqërueseve të futbollistëve.
Ato u urdhëruan që të merrnin me vete nga tre fustane në mënyrë që mos duken të gjitha njësoj sa i përket ngjyrës së tyre. /Telegrafi/