Këngëtarja nga Kosova me renome botërore, Dua Lipa, së fundmi ka qenë prezente në eventin “02 Silver Clef Awards”, në Londër.
Ajo u paraqit me shumë stil e veshur me një kostum të bardhë, ndërsa te pjesa e sipërme shfaqej vetëm me reçipeta.
Në këtë mbrëmje, ajo është shpërblyer me çmimin “Artistja më e mirë femër”.
Pavarësisht se nuk e tregoi se me kë ishte e shoqëruar në këtë natë, dyshimet thonë se pranë saj ka qenë vëllai i motrave të famshme Hadid, Ander Hadid, me të cilin Dua kohëve të fundit po përflitet se është në lidhje.
Në një video të shkurtër të hedhur në InstaStory, ku një magjistar shfaqet duke i bërë një trik artistes shqiptare, pranë saj shihet dora enjë mashkulli, që ka një tatuazh me shkronjën H.
E një të tillë e ka Anwar të realizuar në dorën e tij të djathtë, me çka ka ngritur dyshimet se ka qenë ai shoqëruesi i saj në këtë mbrëmje.
Mirëpo Dua në tapetin e kuq u pa e vetme, gjersa në rrjetet sociale gjithashtu ka publikuar vetëm imazhe të saj, dhe jo të njerëzve që e shoqëruan në këtë mbrëmje.
Ky detaj ka ngritur edhe më shumë hipotezën se këngëtarja shqiptare është në një lidhje të re me vëllane e motrave të famshme Gigi dhe Bella Hadid. /Telegrafi/