Enca Haxhia ditë më parë tregoi se është duke përgatitur projektin e saj më të ri muzikor në studion e Big Bang Beats.
Ndërkohë, ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet me një palë syze dioptrike në sy, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “Si zysh”.
Ky detaj e ka bërë këngëtaren të mendojë se duket vërtet si një mësuese, mirëpo me paraqitjet e saj të ekspozuara, Enca lirshëm më pas do të mund të quhej një “mësuese seksi”. /Telegrafi/