Orhidea Latifi, e njohur si Kida ka publikuar së fundmi bashkëpunimin e saj të parë ndërkombëtar, me këngëtarin Hcue.
E bukur dhe e freskët, ajo erdhi edhe në klipin e këngës “Don’t say no more”, me të cilin synon tregun e huaj.
Kida shquhet gjithnjë për performancën e saj, ndërsa duket se në klipin e fundit ka detaje të pavërejtura mirë, të cilat shfaqin një gjest jo pak të praktikuar nga këngëtaret tona.
Në minutën 2:09 të klipit, Kida shfaqet duke prekur pjesën intime, gjersa një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë këngëtare tjera.
Duket sikur të jetë në trend ky gjest në klipe, por në fakt publiku gjithnjë e më shumë irritohet nga shfaqjet e tilla në klipe. /Telegrafi/