Aktori dhe këngëtari Donald Veshaj, publikoi të shtunën këngën e tij më të re me titull “Nuk je”.
Kënga e cila është një baladë dashurie, është pritur mirë nga publiku që në orët e para të publikimit.
Muzika është realizuar nga Elgit Doda, ndërkohë që vargjet e tekstit janë shkruar nga vet Donaldi.
E kur jemi te teksti, duket se domethënia e tij lidhet tërësisht me jetën private të Veshajt – më saktësisht është parë nga fansat si një dedikim për ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.
Që me publikimin e ‘trailer’-it, kënga kishte disa fraza që Donaldi i kishte përmendur gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP, ku në një bisedë e sipër me këngëtaren Semi Jaupaj, kishte treguar se këto ishin vargje dedikuar enkas Borës.
https://twitter.com/daylightt204/status/1504870974294003717
Detaji tjetër që zgjon edhe më tepër dyshimet, është vendosja e numrit “5”te pjesa e titrave – ky numër është karakteristik për çiftin pasi konsiston në datën e njohjes së tyre.
Këtë gjë e ishte treguar vet aktori në një nga puntatat e Big Brother VIP, ku kishte thënë se data 5 nëntor shënon përvjetorin e tyre të lidhjes.
Pavarësisht këtyre dedikimeve, nuk ka pasur ende asnjë reagim nga prezantuesja e Top Channel, Bora Zemani. /Telegrafi/