Telegrafi

Detajet që po e pengojnë zyrtarizimin e Paredes si futbollist i Juventusit

Kur kanë mbetur katër ditë nga përfundimi i afatit kalimtar të verës, Juventusi po punon ende për afrimin dhe largimin e futbollistëve.

Pas ardhjes së Arkadiusz Milik, i gjithë fokusi i drejtuesve të Juves është te mesfushori  argjentinas Leandro Paredes.

Marrëveshja me lojtarin ekziston prej disa kohësh ndërsa mbetën ende disa detaje për t’u zgjidhur me kampionët e Francës, Paris Saint Germain.

Gjithçka që duhet zgjidhur mes dy klubeve është formula e transferimit dhe jo shuma, pasi ajo tanimë është caktuar prej 15 milionë eurove.

Paredes do t’i bashkohet Juventusit si huazim, teksa Zonja e Vjetër duan të drejtën e blerjës, ndërsa PSG synon që ta bind gjigantin italian për obligim blerje.

48 orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për zyrtarizimin e argjentinasit si futbollist i Juventusit.

Ditët e fundit Liverpooli tentoi t’ia rrëmbej nga dora Juventusit mesfushorin argjentinas, por një gjëje të tillë nuk ia arritën pasi Paredes tanimë ka marrëveshje me torinezët.

Për reprezentuesin argjentinas është një kthim në Serie A, pasi më parë ka bartur edhe fanellat e Chievos, Empolit dhe Romës. /Telegrafi/