I riu nga Mushtishti i Suharekës ka humbur jetën sot në një pompë derivatesh rrugës për në qytetin e Lipjanit.
Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka dhënë detaje lidhur me rastin.
Ai tha se i riu ka humbur jetën gjatë pastrimit të rezervuarëve të naftës.
“Pompa e derivateve ku ka punuar i riu ndodhet në drejtim të Lipjanit, një djalë mbi 20 vjeç ka qenë duke i pastruar kazanat e karburanteve, e ka kap makina për dore dhe e ka mbyt”, tha Beka.
Rasti i vdekjes së 22-vjeçarit po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” nga organet e hetuesisë.
“Trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, shtoi Beka.
Ndryshe, në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë.
Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.