Telegrafi

Detajet nga marrëveshja për kalimin e Eriksenit tek Interi

Christian Eriksen (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Janë bërë të ditura të gjitha të dhënat lidhur me marrëveshjen e arritur ndërmjet Interit dhe Tottenham Hotspur për transferimin e Christian Eriksenit në Giuseppe Meazza.

Eksperti i transferimeve i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, pohon se i ka detajet përfundimtare të marrëveshjes ndërmjet dy klubeve.

Lexo po ashtu Marotta: Eriksen do të vijë së shpejti

Shuma prej 20 milionë eurosh është ajo që Spursat e kanë kërkuar gjatë gjithë kohës dhe nuk janë tërhequr në asnjë moment, dhe pikërisht këtë shifër do ta paguajnë Nerazzurrët.

Christian Eriksen (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/GUliver)

Si pjesë e marrëveshjes, zikaltrit do të paguajnë edhe një shumë prej pesë për qind në formë të pagesës së solidaritetit. Njëherësh, në sezonin e ardhshëm do të organizohet një ndeshje miqësore ndërmjet Interit dhe Tottenhamit, ndërsa përfitimet nga ai takim do të shkojnë për klubin anglez.

Danezi tashmë është përgatitur për t’u nisur drejt Milanos, ku të hënën do t’’iu nënshtrohet testeve mjekësore te Interi.

Në ndërkohë, klubi italian shpreson që t’i grumbullojë 20 milionë euro nga shitja e Matias Vecinos te Evertoni. /Telegrafi/