Një zënkë që nisi me fjalë në Ferizaj sonte përfundoi me vrasje.
Kështu B.H. nga Ferizaj pas një telashe që pati me një person u qëllua me armë zjarri ku edhe ndërroi jetë.
Krejt kjo ndodhi rreth orës 18:45 në rrugën e ”Reçakut” në hyrje të qytetit.
Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën policia dhe ekipet e forenzikës, të cilët edhe u morrën me rastin, njofton Klan Kosova.
Ndërkohë sipas raportimeve, dorasi i cili vrau 30 vjeçarin, tashmë është arrestuar.
https://www.youtube.com/watch?v=3mVcBxJ41-k